Bota

Irani mohon bisedimet me SHBA-në pas deklaratave të Trumpit për "biseda produktive"

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr, duke cituar një burim iranian, tha se nuk ka "asnjë dialog" midis Teheranit dhe Washingtonit

Mohammad Sıo  | 23.03.2026 - Përdıtësım : 23.03.2026
Irani mohon bisedimet me SHBA-në pas deklaratave të Trumpit për "biseda produktive"

Stamboll

Irani mohoi sot se ka zhvilluar ndonjë bisedë me SHBA-në, duke kundërshtuar deklaratat e presidentit të SHBA-së Donald Trump se "biseda produktive" të kohëve të fundit kanë ndodhur midis dy palëve, transmeton Anadolu.

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr, duke cituar një burim iranian, tha se nuk ka "asnjë dialog" midis Teheranit dhe Washingtonit.

Burimi tha se komentet e Trumpit ishin pjesë e përpjekjeve të tij "për të ulur çmimet e energjisë dhe për të blerë kohë për të zbatuar plane ushtarake". Burimi iranian pranoi se vendet rajonale kanë paraqitur iniciativa që synojnë uljen e tensioneve.

"Ne nuk jemi pala që e nisi këtë luftë dhe të gjitha kërkesat e tilla duhet t'i drejtohen Washingtonit", shtoi ai.

Trump tha sot se ka urdhëruar shtyrje 5-ditore të të gjitha sulmeve ndaj termocentraleve dhe infrastrukturës energjetike iraniane, duke përmendur bisedime "shumë të mira dhe produktive" me Teheranin gjatë dy ditëve të fundit.

"Jam i kënaqur të raportoj se SHBA-ja dhe Irani kanë patur, gjatë dy ditëve të fundit biseda shumë të mira dhe produktive në lidhje me një zgjidhje të plotë dhe totale të armiqësive tona në Lindjen e Mesme", tha Trump në platformën e tij të mediave sociale Truth Social.

Trump shtoi se bazuar në "tonin dhe tematikën e këtyre bisedave të thella, të detajuara dhe konstruktive, të cilat do të vazhdojnë gjatë gjithë javës", ai i ka udhëzuar Departamentit të Mbrojtjes të shtyjë të gjitha sulmet ushtarake kundër termocentraleve dhe infrastrukturës energjetike iraniane për një periudhë pesë-ditore.

Pauza varet nga suksesi i takimeve dhe diskutimeve të vazhdueshme, shtoi ai.

Kjo vjen ndërsa përshkallëzimi rajonal ka vazhduar të ndizet që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën ofensivë të përbashkët ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë deri më tani mbi 1.340 njerëz, përfshirë udhëheqësin e atëhershëm suprem Ali Khamenei.

Teherani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, së bashku me Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë ndërsa kanë prishur tregjet dhe aviacionin global.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın