Irani: Mbetemi të përkushtuar ndaj diplomacisë, përveç me regjimin e paligjshëm izraelit
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Aragchi deklaroi se vendi i tij do të vazhdojë të përdorë të drejtën e tij për mbrojtje legjitime kundër agresionit të Izraelit

Teheran
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Aragchi deklaroi se vendi i tij do të vazhdojë të përdorë të drejtën e tij për mbrojtje legjitime kundër agresionit të Izraelit, raporton Anadolu.
Në mesazhin e tij të postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale X, Aragchi publikoi një grafikë që tregon se Izraeli është i vetmi vend në rajon me armë bërthamore.
Ai tha se Irani deri më tani është hakmarrë kundër Izraelit vetëm brenda fushëveprimit të së drejtës së tij për vetëmbrojtje dhe nuk i ka shënjestruar ata që "ndihmuan dhe nxitën" Tel Avivin.
"Ashtu siç Netanyahu e shpiku këtë luftë për të shkatërruar diplomacinë, bota duhet të jetë shumë e shqetësuar për përpjekjet në rritje të regjimit izraelit në rënie për të ndezur flakët në të gjithë rajonin dhe më gjerë", tha ai.
Kryediplomati iranian theksoi se Izraeli është i vetmi vend në rajon me armë bërthamore ndërsa përsëriti se vendi i tij nuk ka ndërmend të pajiset me armë bërthamore.
Ai nënvizoi se Irani do ta bëjë Izraelin të pendohet dhe do ta bëjë të paguajë çmimin. "Ne vazhdojmë angazhimin tonë ndaj diplomacisë, përveç regjimit të paligjshëm, gjenocidal dhe pushtues izraelit. Si më parë, perspektiva jonë është serioze dhe e orientuar drejt së ardhmes", tha Aragchi.