Bota

Irani lejon kalim të sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit për anijet që nuk janë të përfshira në “agresion”

“Anijet jo-armiqësore të përfitojnë nga kalimi i sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit në koordinim me autoritetet përkatëse iraniane”, tha misioni i Iranit në OKB

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı  | 25.03.2026 - Përdıtësım : 25.03.2026
Irani lejon kalim të sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit për anijet që nuk janë të përfshira në “agresion”

Hamilton

Misioni i përhershëm i Iranit në OKB ka bërë të ditur se “anijet jo-armiqësore” mund të përdorin Ngushticën e Hormuzit, me kusht që të mos jenë të përfshira në akte “agresioni” kundër Teheranit, transmeton Anadolu.

“Anijet jo-armiqësore, përfshirë ato që i përkasin ose lidhen me shtete të tjera, mund - me kusht që të mos marrin pjesë apo të mbështesin akte agresioni kundër Iranit dhe të respektojnë plotësisht rregullat e shpallura të sigurisë - të përfitojnë nga kalimi i sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit në koordinim me autoritetet përkatëse iraniane”, shkroi misioni në rrjetin social amerikan X.

Deklarata vjen në mes të përshkallëzimit të vazhdueshëm të tensioneve në Lindjen e Mesme që nga 28 shkurti, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët kundër Iranit, duke vrarë deri tani mbi 1.340 persona, përfshirë edhe liderin suprem të atëhershëm Ajatollah Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme të përsëritura me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin dhe vendet e Gjirit që strehojnë kapacitete ushtarake amerikane.

Ngushtica e Hormuzit është gjithashtu e kufizuar ndjeshëm që nga fillimi i marsit. Rreth 20 milionë fuçi nafte zakonisht kalojnë çdo ditë nëpër të dhe ndërprerja e saj ka rritur kostot e transportit dhe ka shtyrë lart çmimet globale të naftës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın