Irani lëshon një valë të re raketash drejt Izraelit
Sirenat e paralajmërimit për raketa u aktivizuan në Kuds pas lëshimit të tyre nga Irani
Stamboll
Irani ka lëshuar një valë të re raketash drejt Izraelit, ndërsa sirenat e alarmit ajror u dëgjuan në Kuds, transmeton Anadolu.
Transmetuesi zyrtar iranian IRIB njoftoi se një breshëri raketash u lëshua drejt Izraelit qendror.
Sipas një gazetari të Agjencisë Anadolu, sirenat e paralajmërimit për raketa u aktivizuan në Kuds pas lëshimit të tyre nga Irani.
Ushtria izraelite tha se ka identifikuar raketa të lëshuara nga Irani drejt Izraelit, ndërsa mbrojtja ajrore po punon për t’i interceptuar ato.
E përditshmja izraelite "Yedioth Ahronoth" raportoi se copëza ranë në hyrje të një shtëpie në Abu Ghosh, në perëndim të Kudsit, ndërkohë nuk është raportuar për viktima.
Sulmet ndodhën teksa SHBA-ja dhe Izraeli kanë vazhduar një ofensivë të përbashkët ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke vrarë deri tani rreth 1.300 persona, përfshirë liderin suprem të atëhershëm, Ayatollah Ali Khamenei.
Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe duke ndikuar në tregjet globale dhe aviacionin.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
