Politikë, Bota

Irani konfirmon vrasjen e një shkencëtari tjetër bërthamor në sulmet ajrore izraelite

- Soleiman Soleimani, inxhinier kimik dhe ekspert bërthamor, u vra në sulmet izraelite.

Ikrame Imane Kouachi  | 27.06.2025 - Përdıtësım : 27.06.2025
Irani konfirmon vrasjen e një shkencëtari tjetër bërthamor në sulmet ajrore izraelite

Ankara

ANKARA (AA) - Irani konfirmoi sot vrasjen e një shkencëtari tjetër bërthamor gjatë sulmit të fundit ushtarak të Izraelit kundër vendit, raporton Anadolu.

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve Tasnim, Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë i Iranit njoftoi se inxhinieri Soleiman Soleiman, i diplomuar në Departamentin e inxhinierisë kimike, u vra në sulmet izraelite.

Tasnim tha se Soleimani ishte një "shkencëtar bërthamor i Iranit i cili u vra në sulmet e regjimit sionist".

Konfirmimi vjen pas pretendimit të Izraelit se ka vrarë 11 ekspertë bërthamorë dhe kishte goditur disa qendra kërkimore të lidhura me programin bërthamor të Teheranit si pjesë e një operacioni ushtarak 12-ditor.

Teherani nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e vdekjes së Soleimanit ose vendndodhjen e saktë të sulmit.

Konflikti 12-ditor midis Izraelit dhe Iranit shpërtheu më 13 qershor pasi Izraeli nisi sulme ajrore ndaj caqeve ushtarake, bërthamore dhe civile iraniane, duke vrarë të paktën 606 persona dhe duke plagosur 5.332 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit.

Teherani nisi sulme hakmarrëse me raketa dhe dronë ndaj Izraelit, duke vrarë të paktën 29 persona dhe duke plagosur më shumë se 3.400, sipas shifrave të publikuara nga Universiteti Hebraik i Kudsit.

Konflikti u ndal me një armëpushim të sponsorizuar nga SHBA-ja që hyri në fuqi më 24 qershor.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın