Irani: Izraeli, ushtria amerikane dhe qendrat detare do të jenë “objektiva legjitime” nëse Washingtoni sulmon
"Në rast të një sulmi ushtarak nga SHBA-ja, si territoret e pushtuara (Izraeli), ashtu edhe qendrat ushtarake dhe të transportit detar të SHBA-së do të jenë objektiva legjitime për ne”, tha Ghalibaf
Stamboll
Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka paralajmëruar se Izraeli dhe qendrat ushtarake dhe të transportit detar të SHBA-së do të konsiderohen “objektiva legjitime” nëse Washingtoni nis një sulm ushtarak kundër Teheranit, transmeton Anadolu.
Ghalibaf duke folur gjatë një seance parlamentare iu drejtua presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
“Në kuadër të vetëmbrojtjes legjitime, ne nuk kufizohemi vetëm në përgjigje pas një veprimi. Në rast të një sulmi ushtarak nga SHBA-ja, si territoret e pushtuara (Izraeli), ashtu edhe qendrat ushtarake dhe të transportit detar të SHBA-së do të jenë objektiva legjitime për ne”, tha Ghalibaf.
Ai tha se Irani është aktualisht i angazhuar në konfrontim me Izraelin dhe SHBA-në në katër fronte, përkatësisht në ekonomike, njohëse, ushtarake dhe luftë terroriste, duke shtuar se këto fronte “po zhvillohen njëkohësisht”.
Dje, Trump tha se iranianët po “kërkonin lirinë”, teksa protestat që filluan më 28 dhjetor vazhduan të përhapen në të gjithë vendin, si dhe shtoi se Washingtoni është gati të ofrojë mbështetje.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
