Irani: Goditëm një tubim të personelit të aviacionit amerikan në Emiratet e Bashkuara Arabe
Garda Revolucionare raporton për viktima pas sulmit me raketa balistike
Stamboll
Irani tha se kreu sulm me raketa balistike që synonte një grup të personelit të aviacionit amerikan në Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas një deklarate nga Trupa e Gardës Revolucionare Islamike, transmeton Anadolu.
Garda tha se kreu "sulm të saktë" në atë që e përshkroi si një vendtakim sekret për inxhinierët e aviacionit amerikan dhe pilotët ushtarakë jashtë një baze në Emiratet e Bashkuara Arabe, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Gjithashtu në deklaratë thuhet se lajmet në terren dhe aktiviteti i rëndë i ambulancave treguan se sulmi shkaktoi "numër të madh vdekjesh dhe lëndimesh", por nuk specifikoi shifra.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
