Bota

Irani ekzekuton një person të dënuar për spiunazh për Izraelin

"Babak Shahbazi, i dënuar për spiunazh dhe bashkëpunim në çështje sigurie me regjimin izraelit", ka shkërmbyer informacione me operativë të lidhur me Mossadin, tha media e Iranit

Betül Yılmaz  | 17.09.2025 - Përdıtësım : 17.09.2025
Irani ekzekuton një person të dënuar për spiunazh për Izraelin

Stamboll

Irani ka ekzekutuar sot një person të dënuar me vdekje me akuzat për bashkëpunim me agjencinë izraelite të inteligjencës së jashtme, Mossad, njoftoi media lokale, transmeton Anadolu.

"Babak Shahbazi, i dënuar për spiunazh dhe bashkëpunim në çështje sigurie me regjimin izraelit, u ekzekutua sot pasi proceset ligjore dhe miratimi nga Gjykata e Lartë konfirmuan rolin e tij në shkëmbimet e inteligjencës me operativë të lidhur me Mossadin", raportoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Shahbazi, i cili punonte në projektimin dhe instalimin e sistemeve industriale të ftohjes për kompani të lidhura me institucionet e telekomunikacionit, ushtrisë dhe sigurisë, dyshohet se ka ofruar t'i shesë informacione kritike mbi zyrtarë të lartë iranianë një agjenti të Mossadit të identifikuar si Esmaeil Fikri. Fikri u ekzekutua në qershor 2025 për spiunazh në shërbim të Izraelit.

Ai akuzohej se mbante takime të enkriptuara onlajn me operativë izraelitë, merrte trajnim nga Mossadi dhe përpiqej të mblidhte informacione të ndjeshme mbi zyrtarë të lartë dhe objekte strategjike.

Në vitet e fundit, Izraeli dhe Irani kanë njoftuar disa herë goditje ndaj rrjeteve të spiunazhit, mes rivalitetit të vazhdueshëm midis dy armiqve rajonalë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın