Irani: Disa vende evropiane mbështesin programin bërthamor ushtarak të Izraelit
Bekayi kujtoi gjithashtu deklaratën e inteligjencës iraniane se ata kishin sekuestruar një sasi të konsiderueshme të dhënash konfidenciale që i përkisnin Tel Avivit,përfshirë mijëra dokumente në lidhje me projektet dhe objektet bërthamore të Izraelit

Teheran
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Ismail Bekayi tha se dokumentet e sekuestruara gjatë një operacioni inteligjence mbi programin bërthamor të Izraelit do të zbulojnë mbështetjen e vendeve evropiane për programin e armëve bërthamore të Izraelit, transmeton Anadolu.
Lidhur me procesin e negociatave me SHBA-në, Bekayi deklaroi se nuk është e qartë se kur do të mbahen bisedimet e ardhshme. "Nëse merret një vendim, ai do të shpallet. Sanksionet e reja të SHBA-së tregojnë se Washingtoni nuk është serioz lidhur me negociatat. Sjellja kontradiktore e SHBA-së ngre dyshime rreth qëllimeve të saj të vërteta", tha ai.
- Programi i armëve bërthamore të Izraelit
Bekayi kujtoi gjithashtu deklaratën e inteligjencës iraniane se ata kishin sekuestruar një sasi të konsiderueshme të dhënash konfidenciale që i përkisnin Tel Avivit, përfshirë mijëra dokumente në lidhje me projektet dhe objektet bërthamore të Izraelit.
"Pikëpamja jonë për këtë çështje (programin e armëve bërthamore të Izraelit) është e qartë, por këto dokumente të inteligjencës do të sqarojnë edhe pikëpamjet e vendeve të tjera", tha ai.
"Do të zbuloj pjesëmarrjen e disa shteteve evropiane në programin bërthamor ushtarak izraelit. Pjesëmarrja aktive e disa vendeve evropiane në programin bërthamor ushtarak të regjimit sionist është shumë domethënëse. Ata që flasin vazhdimisht për nevojën e ndalimit të përhapjes së armëve bërthamore dhe vënë në pikëpyetje programin bërthamor paqësor të Iranit, punojnë në mënyrë aktive për të forcuar dhe pajisur programin bërthamor ushtarak të Izraelit", theksoi Bekayi.