Bota

Irani dhe Turqia bien dakord për zhvillimin e shumanshëm të marrëdhënieve

Takimi mes presidentëve të Turqisë dhe Iranit në Turkmenistan është zhvilluar në një ambient shumë miqësor dhe të sinqertë, tha kryediplomati iranian

Ahmet Dursun  | 29.11.2021 - Përdıtësım : 30.11.2021
Irani dhe Turqia bien dakord për zhvillimin e shumanshëm të marrëdhënieve

Ankara

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, theksoi se në takimin mes presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dhe homologut të tij iranian, Ebrahim Raisi, është rënë dakord për zhvillimin e shumanshëm të marrëdhënieve mes të dyja vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Abdollahian, nëpërmjet një postimi në Twitter, njoftoi lidhur me takimin mes Raisi-t dhe Erdoğan-it në Turkmenistan, në kuadër të Samitit të 15-të të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik.

Sipas tij, takimi mes presidentëve të Turqisë dhe Iranit është zhvilluar në një ambient shumë miqësor dhe të sinqertë.

"Është rënë dakord për zhvillimin e shumanshëm të marrëdhënieve dhe heqjen e disa pengesave. Marrëdhënia mes dy vendeve është historike. Të dy liderët ranë dakord për organizimin e mbledhjes së Këshillit të Lartë (Këshilli i Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Iran) gjatë vizitës së presidentit Erdoğan në Iran", shkroi ai.

Raisi dhe Erdoğan u takuan në Turkmenistan, në kuadër të Samitit të 15-të të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik, takim i cili u mbajt i mbyllur për media.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın