Politikë, Bota

Irani arreston 3 politikanë reformistë

Të tre të arrestuarit akuzohen për "mbajtje qëndrimesh kundër kushtetutës" dhe "koordinim me propagandën armike"

Tolga Akbaba  | 09.02.2026 - Përdıtësım : 09.02.2026
Irani arreston 3 politikanë reformistë

Stamboll

Forcat iraniane të sigurisë arrestuan kreun e koalicionit të Frontit të Reformës dhe dy politikanë të tjerë reformistë të dielën me akuzat për veprim kundër kushtetutës, transmeton Anadolu.

Sipas raportimeve në mediat lokale, Azar Mansouri u ndalua së bashku me Ebrahim Asgharzadeh, kreun e komitetit politik të koalicionit, dhe Mohsen Aminzadeh, një ish-zëvendësministër i jashtëm.

Të tre akuzohen për "mbajtje qëndrimesh kundër kushtetutës" dhe "koordinim me propagandën armike".

Fronti i Reformës konfirmoi ndalimet në një deklaratë të postuar në platformën e kompanisë amerikane të mediave sociale X.

Mansouri u zgjodh udhëheqës i Frontit të Reformës në vitin 2023 pas dorëheqjes së Behzad Nabavi për shkak të mbarimit të mandatit të tij dyvjeçar dhe moshës së vjetër.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.