Irani: 6 të vrarë dhe 9 të plagosur në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Tabriz
Sulmet synojnë zona banimi ndërsa operacionet e shpëtimit ende vazhdojnë
Stamboll
Autoritetet iraniane thanë se gjashtë persona janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit mbi zona banimi në qytetin veriperëndimor të Tabrizit, transmeton Anadolu.
Dy lokacione banimi brenda qytetit u goditën gjatë natës, bëri të ditur Departamenti i menaxhimit të krizave në Azerbajxhanin Lindor në një deklaratë të publikuar nga agjencia e lajmeve Mehr.
Sipas deklaratës, gjashtë persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën në një nga sulmet që synoi lagjen Shahid Qarabaghi në qytet.
"Operacionet e shpëtimit dhe largimit të rrënojave janë ende në vazhdim", thuhet në deklaratë.
Një tjetër sulm goditi lagjen Imam Hussein, duke dëmtuar infrastrukturën, tha departamenti.
Nuk u raportuan viktima.
SHBA-ja dhe Izraeli kanë vazhduar sulmet ajrore ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke vrarë deri më tani mbi 1.340 persona, përfshirë edhe udhëheqësin e atëhershëm suprem Ali Khamenei.
Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë si dhe duke ndërprerë tregjet globale dhe aviacionin.
