Bota

Irani: 56 pjesëtarë të personelit ushtarak u vranë në sulmet e fundit izraelite

Ushtria iraniane tha se pjesëtarët e vrarë të personelit ushtarak janë të gradave të ndryshme, pa dhënë detaje të mëtejshme

Rania R.a. Abushamala  | 27.06.2025 - Përdıtësım : 27.06.2025
Irani: 56 pjesëtarë të personelit ushtarak u vranë në sulmet e fundit izraelite

Teheran

Ushtria iraniane ka bërë të ditur se të paktën 56 pjesëtarë të personelit ushtarak janë vrarë në sulmet e fundit izraelite ndaj Iranit, transmeton Anadolu.

Ushtria iraniane tha se pjesëtarët e vrarë të personelit ushtarak janë të gradave të ndryshme, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Një konflikt 12-ditor midis Izraelit dhe Iranit shpërtheu më 13 qershor pasi Tel Avivi nisi sulme ajrore në lokacionet ushtarake, bërthamore dhe civile iraniane, duke vrarë të paktën 606 persona dhe duke plagosur 5.332 të tjerë.

Teherani nisi sulme hakmarrëse me raketa dhe dronë ndaj Izraelit, duke vrarë të paktën 29 persona dhe duke plagosur më shumë se 3.400 të tjerë.

Konflikti u ndal nën një armëpushim të sponsorizuar nga SHBA-të që hyri në fuqi më 24 qershor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın