Bota

Iran, vriten tre ushtarë gjatë një përleshjeje të armatosur

Përleshjet shpërthyen midis forcave të rojës kufitare iraniane dhe grupeve të armatosura në një fshat të qytetit Sardasht në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor

Mahmoud Mohamed Barakat  | 29.05.2020 - Përdıtësım : 29.05.2020
Iran, vriten tre ushtarë gjatë një përleshjeje të armatosur

Ankara

Tri roje kufitare iraniane u vranë gjatë një përleshjeje me grupe të armatosura afër kufirit irakian, bëri të ditur sot agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përleshjet shpërthyen midis forcave të rojës kufitare iraniane dhe grupeve të armatosura në një fshat të qytetit Sardasht në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor.

Përleshjet rezultuan në vrasjen e tre ushtarëve, së bashku me një numër të madh militantësh, raportoi agjencia e lajmeve, pa zbuluar detaje të mëtejshme.

Zonat kufitare janë skenë e përleshjeve sporadike midis forcave iraniane dhe PJAK, krahut iranian të grupit terrorist PKK.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın