Bota

Iran, të paktën 3 të vdekur nga tërmetet e fuqishme

15 lëkundje u regjistruar disa minuta pas tërmetit të parë, përfshirë një me magnitudë 6.1 dhe një tjetër me magnitudë 6.3

Haydar Şahin  | 02.07.2022 - Përdıtësım : 04.07.2022
Iran, të paktën 3 të vdekur nga tërmetet e fuqishme

Teheran

Të paktën tre persona humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën kur një tërmet me magnitudë 6.1 goditi provincën Hormozgan të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Media gjysmëzyrtare e Iranit ‘Fars News Agency’ raportoi se tërmeti ndodhi pas mesnate, ndërsa epiqendra ishte në fshatin Sayehus në një thellësi prej 10 kilometrash.

Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha në fshat dhe në vendbanimet përreth.

Agjencia e lajmeve raportoi se 15 lëkundje u regjistruar disa minuta pas tërmetit të parë, përfshirë një me magnitudë 6.1 dhe një tjetër me magnitudë 6.3.

Rajonet Kohn, Dejgan dhe Chan Ahman gjithashtu u prekën nga tërmetet.

Njësitë e Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit u dërguan në rajonet e goditura nga tërmeti për të garantuar sigurinë dhe për të ndihmuar banorët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın