Bota

Iran, rritet në 935 numri i viktimave nga sulmet 12-ditore të Izraelit

Zëdhënësi i gjyqësorit iranian, Asghar Jahangir tha se numri i civilëve që kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit në Iran është rritur në 935

Mustafa Melih Ahıshalı  | 30.06.2025 - Përdıtësım : 30.06.2025
Iran, rritet në 935 numri i viktimave nga sulmet 12-ditore të Izraelit

Stamboll

Zëdhënësi i gjyqësorit iranian, Asghar Jahangir tha se numri i civilëve që kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit në Iran është rritur në 935, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, Jahangir në një konferencë për media iu përgjigj pyetjeve në lidhje me situatën aktuale.

Ai theksoi se 935 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të Izraelit ndaj Iranit, të cilat zgjatën 12 ditë, dhe se identiteti i këtyre personave u konfirmua nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Jahangir tha se 38 nga ata që humbën jetën janë fëmijë ndërsa 102 gra.

Zyrtari iranian nuk dha informacione lidhur me numrin e të plagosurve.

Në një deklaratë nga Ministria iraniane e Shëndetësisë më 25 qershor thuhej se numri i viktimave ishte rritur në 627 ndërsa numri i të plagosurve në 4.870.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın