Bota

Iran, rritet në 585 numri i të vdekurve nga sulmet izraelite që nga e premtja

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që nga e premtja, kur Izraeli nisi sulme ajrore në shumë zona në të gjithë Iranin, përfshirë objekte ushtarake dhe bërthamore, duke bërë që Teherani të nisë sulme hakmarrëse

Mohammad Sıo  | 18.06.2025 - Përdıtësım : 18.06.2025
Iran, rritet në 585 numri i të vdekurve nga sulmet izraelite që nga e premtja

Stamboll

Mediat iraniane raportuan se numri i të vdekurve nga sulmet ajrore izraelite në Teheran dhe zona të tjera të banuara është rritur në 585, me të paktën 1.326 persona të plagosur që nga fillimi i sulmeve javën e kaluar, transmeton Anadolu.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që nga e premtja, kur Izraeli nisi sulme ajrore në shumë zona në të gjithë Iranin, përfshirë objekte ushtarake dhe bërthamore, duke bërë që Teherani të nisë sulme hakmarrëse.

Autoritetet izraelite thanë se të paktën 24 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur që atëherë në sulmet me raketa iraniane në Izrael.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın