Iran, katër shpërthime në Qom pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit
Zëvendësguvernatori i Qomit, Morteza Heidari tha se dy zona të ndara në periferi të qytetit ishin në shënjestër
Stamboll
Katër shpërthime janë raportuar në zonat rurale të qytetit Qom të Iranit nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit, tha sot një zyrtar iranian, transmeton Anadolu.
Zëvendësguvernatori i Qomit, Morteza Heidari tha se dy zona të ndara në periferi të qytetit ishin në shënjestër, raportoi Agjencia e Lajmeve Fars.
Zyrtari nuk dha asnjë informacion në lidhje me viktimat ose dëmet materiale.
Përshkallëzimet rajonale kanë vazhduar që kur Izraeli dhe SHBA-ja nisën ofensivë kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë më shumë se 1.340 njerëz deri më sot, përfshirë ish-udhëheqësin suprem, Ajatollah Ali Khamenei.
Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë ndërsa kanë prishur tregjet globale dhe aviacionin.
