Bota

Iran, dënohet me burg një grua me akuzën se ka spiunuar për Britaninë e Madhe

Pretendohet se gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se është rekrutuar nga inteligjenca britanike

Ekip  | 13.05.2019 - Përdıtësım : 14.05.2019
Iran, dënohet me burg një grua me akuzën se ka spiunuar për Britaninë e Madhe

Teheran

Një gjykatë iraniane dënoi një grua me 10 vjet burg, me akuzën se ka spiunuar për Britaninë e Madhe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i gjykatës Iran Gholam Hossein Ismaili, i tha agjencisë së lajmeve ISNA se gruaja, një shtetase e Iranit e punësuar në Këshillin Britanik (British Council) kishte bashkëpunuar me inteligjencën britanike si pjesë e përpjekjeve të kësaj të fundit për "infiltrimin kulturor" në Iran.

Sipas Hosseinit, gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se është rekrutuar nga inteligjenca britanike.

Në një kumtesë të hënën, Zyra e Jashtme dhe për Komonuelth e Britanisë së Madhe tha se zyrtarët e ambasadës britanike në Teheran janë në kontakt me qeverinë iraniane për të kërkuar informacione të mëtejshme.

Organizata bamirëse që ka lidhje me qeverinë, Këshilli Britanik, në mbi 100 vende shtete promovon artin, kulturën dhe gjuhën angleze nëpërmjet aktiviteteve edukative.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın