Bota

Iran, dy persona arrestohen në lidhje me rastin "magji në futboll"

Kohë më parë, mediat iraniane raportuan se katër trajnerë futbolli u pezulluan nga puna për shkak të pretendimeve mbi aktivitetet e tyre që lidhen me magjinë

Mustafa Melih Ahıshalı  | 19.08.2025 - Përdıtësım : 20.08.2025
Iran, dy persona arrestohen në lidhje me rastin "magji në futboll"

Stamboll

Zëdhënësi i Federatës së Futbollit Iranian, Amir Mahdi Alavi, në një deklaratë për transmetuesin shtetëror tha se dy persona janë arrestuar për aktivitetet e tyre të lidhura me magjinë, transmeton Anadolu.

"Dy persona që treguan se kishin kontaktuar një magjistar u arrestuan" tha Alavi.

Duke theksuar se më shumë se 50 persona u thirrën për të dëshmuar në lidhje me rastin "magji në futboll", Alavi theksoi se këto incidente nuk duhet të lejohen të ndikojnë negativisht në emocionet e futbollit në vend.

Kohë më parë, mediat iraniane raportuan se katër trajnerë futbolli u pezulluan nga puna për shkak të aktiviteteve të tyre që lidhen me magjinë.

Në vitet e fundit, disa trajnerë dhe futbollistë në vend kanë pretenduar se në fusha gjatë disa ndeshjeve është vendosur magji dhe se disa ekipe kanë nënshkruar kontrata vjetore me magjistarë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın