Bota

Iran, dijetari sunit mbështet kandidatin konservator në zgjedhjet presidenciale

Në një deklaratë me shkrim Ismaeelzahi tha se Raisi i cili bisedoi me dijetarin sunit në telefon "premtoi të zbatojë drejtësinë dhe të eliminojë pabarazinë dhe diskriminimin"

Muhammet Kurşun  | 15.06.2021 - Përdıtësım : 15.06.2021
Iran, dijetari sunit mbështet kandidatin konservator në zgjedhjet presidenciale

Teheran

Molavi Abdul Hamid Ismaeelzahi, një nga dijetarët kryesorë sunit të Iranit mbështet kandidatin konservator, shefin e gjyqësorit, Ebrahim Raisi në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 18 qershor, për shkak të "premtimeve të tij për të eliminuar pabarazinë dhe diskriminimin", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim Ismaeelzahi tha se Raisi i cili bisedoi me dijetarin sunit në telefon "premtoi të zbatojë drejtësinë dhe të eliminojë pabarazinë dhe diskriminimin".

Pas kësaj, u tha se Ismaeelzahi vendosi të mbështesë Raisin në zgjedhjet që do të mbahen të premten.

Ismaeelzahi gjithashtu miratoi vendimin e Këshillit të Përbashkët të Mendimit Ehli-Sunnet për të mbështetur Raisin në zgjedhjet presidenciale.

Pasiguria e pjesëmarrjes së sunitëve në zgjedhjet në Iran

Në deklaratën e publikuar më 12 qershor me nënshkrimin e Këshillit të Mendimit të Përbashkët Iranian Ehli-Sunnet, u njoftua se u pa e përshtatshme mbështetja e Raisit. Grupi Ehli-Sunnet i cili ka 16 deputetë në Parlamentin iranian, më 13 qershor njoftoi se do të mbështeste kandidatin konservator Raisi.

Një ndër grupet kryesore sunite të vendit, "Komuniteti Davet dhe Islah", deklaroi se Këshilli nuk përfaqëson të gjithë sunitët e vendit dhe se ata nuk e mbështesnin vendimin e lartpërmendur.

Hasan Emini, i njohur si udhëheqësi fetar i sunitëve në provincën Kurdistan të Iranit në deklaratën e tij me shkrim se ata nuk ishin në dijeni të punës dhe vendimeve të Këshillit të Përbashkët të Mendimit Iranian Ehli-Sunnet ose Këshilli Strategjik i Ekspertëve Ehl-i Sunnet dhe se struktura e përmendur nuk përfaqësonte shumicën e sunitëve në vend.

Gjithashtu njoftohet se sunitët, të cilët kanë përjetuar vështirësi ekonomike dhe probleme të të drejtave të njeriut në vitet e fundit, nuk duan të shkojnë në qendrat e votimit sikurse shumica e popullit të vendit.

Disa dijetarë sunitë që mbështetën reformistët në zgjedhjet e mëparshme, nga ana tjetër, pretendojnë se ata do të kërkojnë zgjidhje për problemet rajonale dhe sektare duke mbështetur kandidatin konservator Raisi në këto zgjedhje.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın