Bota

Iran, arrestohet një person i akuzuar si "agjent i Izraelit"

Më tej, në lajm bëhet e ditur se janë arrestuar edhe "disa agjentë" për të cilët pretendohet se janë të lidhur me shërbimet e inteligjencë së vendeve të ndryshme

Bilal Güler  | 05.04.2021 - Përdıtësım : 06.04.2021
Iran, arrestohet një person i akuzuar si "agjent i Izraelit"

Ankara

Një person në provincën e Azerbajxhanit Lindor të Iranit është arrestuar me pretendimin se është "agjent i Izraelit", transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve e Iranit, Fars, në lajmin e bazuar në Drejtorinë e Inteligjencës së Azerbajxhanit Lindor njoftoi se është kapur një person i cili akuzohej se është "agjent i Izraelit".

Më tej, në lajm bëhet e ditur se janë arrestuar edhe "disa agjentë" për të cilët pretendohet se janë të lidhur me shërbimet e inteligjencë së vendeve të ndryshme.

Kombësia e të arrestuarve nuk u njoftua.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın