Bota

Tërmetet në Iran, rritet numri i të lënduarve

Tërmeti i parë ndodhi dje në orët e pasdites në provincën Kerman, kurse tjetri pas mesnate në Kermanshah

Ekip  | 23.07.2018 - Përdıtësım : 23.07.2018
Tërmetet në Iran, rritet numri i të lënduarve

Teheran

STAMBOLL (AA) - Numri i të lënduarve në tërmetin që ndodhi në orët e natës me magnitudë prej 5,8 ballë në pjesën rurale Sirch të qytetit jugor të Iranit, Kerman, është rritur në 91, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Në tërmetin që ndodhi në mesnatë janë lënduar 91 persona", tha Muhammed Sabidir, kreu i Qendrës së Ndërhyrjes Mjekësore në Kerman, duke folur për agjencinë zyrtare të lajmeve të Iranit, IRNA.

Tërmeti ndodhi në ora 01:09 sipas kohës lokale, 60 kilometra në lindje të Sirch-it me thellësi prej dhjetë kilometrave.

- Numri i të lënduarve në tërmetin në Taze Abad rritet në 248

Ndërkohë, numri i të lënduarve në tërmetin me magnitudë prej 5,9 ballësh që ndodhi dje në orët e mesdites në Taze Abad të provincës Kermanshah në perëndim të vendit është rritur në 248.

Kryetari i Tryezës për Menaxhimin e Krizave, Reza Mahmudian, tha për agjencinë laburiste të lajmeve ILNA se nga tërmeti në Taze Abad janë lënduar 248 persona, ndërsa rreth 700 shtëpi janë në gjendje të papërdorshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın