Bota

"Iraku do t'i ruajë marrëdhëniet me Iranin"

"Iraku është kthyer në rolin e tij kyç në rajon, duke siguruar vend për dialog dhe jo konflikt", tha Abdul-Mahdi

Ekip  | 08.05.2019 - Përdıtësım : 08.05.2019
"Iraku do t'i ruajë marrëdhëniet me Iranin"

Bagdad

Kryeministri i Irakut, Adil Abdul-Mahdi, e ka afirmuar angazhimin e vendit të tij për të ndjekur politikat rajonale “të balancuara”, duke përfshirë ruajtjen e marrëdhënieve të mira me Iranin fqinj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga zyra e kryeministrit irakian njoftojnë se Abdul-Mahdi këto komente i bëri në takimin me sekretarin e shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeo, i cili mbërriti për vizitë mbrëmë në Bagdad.

Duke përshkruar SHBA-të si “partner strategjik të rëndësishëm për Irakun”, Abdul-Mahdi pohoi se vendi i tij shpreson të “ruaj një politikë të ndërtimit të urave me miqtë dhe fqinjët e saj, duke përfshirë Iranin”.

Bagdadi, tha ai, shpreson të ndërtojë marrëdhënie me kryeqytetet rajonale dhe ndërkombëtare “të bazuara plotësisht në interesin më të mirë të Irakut”.

“Iraku është kthyer në rolin e tij kyç në rajon, duke siguruar vend për dialog dhe jo konflikt”, tha Abdul-Mahdi.

Sipas zyrës së kryeministrit irakian, Pompeo, nga ana e tij, përgëzoi “përpjekjet e Irakut për të nxitur sigurinë rajonale dhe për të tërhequr investime dhe eskpertizë të huaj”.

Pompeo po ashtu përshëndeti atë që ai e përshkroi si “marrëdhënie të posaçme" të Bagdadit me Washingtonin.

Sekretari amerikan në Bagdad po ashtu u takua me presidentin irakian Barham Salih dhe kryediplomatin Mohamed Ali al-Hakim, së bashku me disa zyrtarë të tjerë të lartë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın