Bota

Irak, të paktën 36 të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur nga zjarri në spitalin COVID-19

Një zjarr shpërtheu për shkaqe të panjohura në spitalin Al-Hussein të qytetit Nasiriya, ku ishin të shtruar pacientët e prekur nga virusi COVID-19

Haydar Karaalp  | 13.07.2021 - Përdıtësım : 14.07.2021
Irak, të paktën 36 të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur nga zjarri në spitalin COVID-19

Bagdad

Të paktën 36 persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur nga zjarri në pavijonin e izolimit të pacientëve të prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në një spital në Irakun jugor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia zyrtare irakiane e lajmeve (INA) raportoi se një zjarr shpërtheu për shkaqe të panjohura në spitalin Al-Hussein të qytetit Nasiriya, ku ishin të shtruar pacientët e prekur nga virusi COVID-19.

Departmenti i zjarrfikësve lokal ka dërguar një ekip në vendin e ngjarjes.

Sot më herët, një zjarr tjetër shpërtheu në katin e katërt të Ministrisë së Shëndetësisë në Bagdadin qendror.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın