Irak, të paktën 61 persona humbën jetën nga një zjarr në një qendër tregtare
Ministria irakiane tha se shumica e atyre që humbën jetën mbetën të bllokuar në tualetë për shkak të tymit të dendur në ndërtesë dhe vdiqën nga asfiksimi

Bagdad
Të paktën 61 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në një qendër tregtare në qytetin Kut të Irakut, transmeton Anadolu.
Siç njofton Ministria e Brendshme e Irakut, 61 persona humbën jetën në zjarrin që shpërtheu në qendrën tregtare "Hypermarket" në qytetin Kut.
Ministria irakiane tha se shumica e atyre që humbën jetën mbetën të bllokuar në tualetë për shkak të tymit të dendur në ndërtesë dhe vdiqën nga asfiksimi.
Duke folur për agjencinë zyrtare irakiane të lajmeve INA, guvernatori i qytetit irakian Kut, Muhammad Jamil Meyyahi, tha se do të shpjegojnë shkakun e zjarrit brenda 48 orëve.
Meyyahi theksoi se ata shpallën një periudhë zie treditore në qytet.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.