Bota

Irak, shpërthen një makinë-bombë në pjesën perëndimore të vendit

Në shpërthim humbën jetën një ushtar irakian dhe katër luftëtarë fisnorë, ndërsa katër të tjerë u plagosën

Ekip  | 28.02.2021 - Përdıtësım : 01.03.2021
Irak, shpërthen një makinë-bombë në pjesën perëndimore të vendit Foto: AA/Arkiv

Anbar

Në shpërthimin e një makine-bombë në provincën perëndimore Anbar të Irakut humbën jetën 5 pjesëtarë të forcave të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Një makinë e mbushur me eksplozivë shpërtheu teksa forcat e përbashkët të ushtrisë irakiane dhe luftëtarëve fisnorë po kryenin një operacion kërkimi në al-Madham, 80 km në perëndim të qytetit Haditha, tha për AA kryetari i bashkisë Mabrouk Hameed.

Ai sqaroi se një ushtar dhe katër luftëtarë fisnorë humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën, ndërsa asnjë grup ende nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Muajin e kaluar, të paktën 32 persona humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën në shpërthimin e dy bombave, sulm që u morr përsipër nga grupi terrorist DEASH në Bagdad.

Në qershor të vitit 2014, DEASH pushtoi provincat Mosul, Salahuddin dhe Anbar, si dhe pjesë të provincave Diyala dhe Kirkuk, të cilat i janë rimarrë grupit në fund të vitit 2017 nga ushtria irakiane me mbështetjen e një koalicioni të udhëhequr nga SHBA.

Ushtria irakiane vazhdon të kryejë operacione të shpeshta kundër DEASH-it në këto pjesë, ku grupi terrorist kohët e fundit mobilizoi qelizat e tij të fshehura në zonat rurale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın