Irak, një sulm me raketa godet bazën ajrore pranë aeroportit të Bagdadit
Sulmi shkatërroi një avion ushtarakë ndërsa nuk raportohet për viktima
Stamboll
Ministria e Mbrojtjes e Irakut tha se një sulm me raketa shënjestroi një bazë ajrore në perëndim të Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, duke shkatërruar një avion ushtarak, transmeton Anadolu.
Një deklaratë e ministrisë tha se baza ajrore "Mohammed Alaa" u godit në orën 1:55 të mëngjesit nga raketa 'Grad' të lëshuara nga periferia e kryeqytetit. Sulmi shkatërroi një avion "Antonov-132" që u përkiste Forcave Ajrore Irakiane, tha ministria.
Nuk u raportua për viktima në njerëz. Autoritetet thanë se agjencitë përkatëse kanë filluar vlerësimin e dëmeve dhe po punojnë për të gjetur burimin e zjarrit me raketa.
I gjithë rajoni ka qenë në gatishmëri që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën ofensivë ajrore ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë deri më tani më shumë se 1.340 njerëz, përfshirë ish-udhëheqësin suprem Ajatollah Ali Khamenei.
Irani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane.
