Irak, mbahet "Festivali i bukurisë së maceve"
Festivali organizohet çdo vit nga Spitali Mbretëror Veterinar dhe zgjidhen macet më të bukura

Shkup
Për herë të dytë, në Suleymaniyah të Irakut u organizua Festivali i Bukurisë së Maceve (Miss Cat), në të cilin morën pjesë rreth 200 mace, raporton Anadolu.
Festivali organizohet çdo vit nga Spitali Mbretëror Veterinar dhe zgjidhen macet më të bukura.
🐈Festivali organizohet çdo vit nga Spitali Mbretëror Veterinar dhe zgjidhen macet më të bukura.
🔗 https://t.co/ogCGyT5C7p pic.twitter.com/3dRp1STFX6
Festivali do të mbahet në disa faza, në fazën e parë do të përzgjidhen macet që kanë marrë më shumë pëlqime dhe komente në rrjetet sociale. Në raundin e dytë, 10 macet fituese do të vlerësohen nga një panel gjyqtarësh për të përcaktuar fituesit.
Në festivalin e këtij viti, një mace me emrin Gula Rana fitoi vendin e parë për shkak të bukurisë dhe atraktivitetit të saj.
Çmimet e festivalit u përcaktuan në para të gatshme, kështu që vendi i parë mori 300 mijë dinarë (193 euro), vendi i dytë mori 200 mijë dinarë (129 euro) dinarë dhe vendi i tretë mori 100 mijë dinarë irakian (64 euro).
Vlen të përmendet se Festivali "Miss Cat" në Suleymaniyah është bërë ngjarje vjetore dhe e ndjekur, ku njerëzit kanë mundësinë të tregojnë kafshët e tyre të dashura dhe përmes këtij festivali i përçohet shoqërisë mesazhi i kujdesit për kafshët dhe mbrojtjes së tyre.