Irak, humbin jetën 2 persona duke luftuar me zjarret pyjore
Operacionet për shuarjen e zjarrit vazhdojnë, ndërsa ekipet punojnë për të vënë nën kontroll flakët

Shkup
Dy persona humbën jetën dje ndërsa po luftonin me një zjarr pyjor pranë fshatrave Chnara, Nayjala dhe Mordin në provincën Halabja të Irakut, raporton Anadolu.
Oficeri i Policisë Pyjore, Mohammed Sheikh Haidar dhe zjarrfikësi vullnetar, Ari Mukhtar, vdiqën gjatë përpjekjeve të reagimit ndaj emergjencave, konfirmuan autoritetet lokale.
Guvernatori i Halabjas, Nuxsha Nasih, shpalli një periudhë dyditore zie në nder të viktimave.
Operacionet për shuarjen e zjarrit vazhdojnë, ndërsa ekipet punojnë për të vënë nën kontroll flakët.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.