Bota

Interneti në Iran rikthehet përkohësisht pas ndërprerjes 444-orëshe, pastaj ndërpritet sërish

NetBlocks tha se disa përdorues rifituan përkohësisht qasje për shkak të një "gabimi të dukshëm në sistemin e filtrimit", por lidhja nuk ishte e qëndrueshme

Muhammed Yasin Güngör  | 19.03.2026 - Përdıtësım : 19.03.2026
Interneti në Iran rikthehet përkohësisht pas ndërprerjes 444-orëshe, pastaj ndërpritet sërish

Stamboll

Interneti në Iran është rikthyer përkohësisht pas ndërprerjes 444-orësh pothuajse totale, përpara se të ndërpritej sërish, transmeton Anadolu.

Monitoruesi global i internetit NetBlocks tha se disa përdorues rifituan përkohësisht qasje për shkak të një "gabimi të dukshëm në sistemin e filtrimit", por lidhja nuk ishte e qëndrueshme. Kjo ndërprerje shënon bllokimin e dytë më të gjatë të internetit në Iran.

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi tha se ndërprerja ishte një masë e qëllimshme sigurie.

"Interneti është i mbyllur për arsye sigurie, jemi nën sulm, jemi nën agresion dhe duhet të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë", tha ai për CBS News, duke e krahasuar me masa të kohës së luftës.

Ndërprerja erdhi mes sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit që nisën më 28 shkurt, të cilat kanë vrarë rreth 1.300 persona, përfshirë liderin suprem të atëhershëm, Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë si dhe duke ndikuar në tregjet globale dhe aviacionin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın