Inteligjenca e Koresë së Jugut: Rreth 2.000 koreano-veriorë të vrarë në luftën Rusi-Ukrainë
Sipas inteligjencës, Koreja e Veriut ka dërguar afërsisht 13.000 ushtarë dhe armë konvencionale për të luftuar në Ukrainë që nga tetori i vitit 2024

Ankara
Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës (NIS) i Koresë së Jugut ka pretenduar se afërsisht 2.000 ushtarë të Koresë së Veriut të dërguar në luftën Rusi-Ukrainë parashikohet se kanë humbur jetën në luftime, transmeton Anadolu.
Sipas Yonhap, inteligjenca e Koresë së Jugut ka ndarë me zyrtarët gjetjet e saj të fundit mbi Korenë e Veriut. Sipas inteligjencës, Koreja e Veriut ka dërguar rreth 13 mijë ushtarë dhe armë konvencionale për të luftuar në Ukrainë që nga tetori i vitit 2024.
Zyrtarët e inteligjencës raportuan se njësia e tretë ushtarake e dërguar në Rusi për të luftuar në Ukrainë përfshin 6.000 ushtarë shtesë të Koresë së Veriut dhe parashikohet deri më sot në luftime kanë vdekur afërsisht 2.000 ushtarë të Koresë së Veriut.
Shërbimi i inteligjencës ndau detaje edhe rreth vizitës së udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un në Kinë.
Duke transmetuar se Kim u nis për të marrë pjesë në një paradë ushtarake në Kinë për të përkujtuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, zyrtarët e inteligjencës bënë të ditur se udhëheqësi i Koresë së Veriut do të mbërrijë në kryeqytetin kinez Pekin brenda ditës.
Zyrtarët e inteligjencës thanë se Kim mund të jetë i shoqëruar nga gruaja e tij Ri Sol-ju dhe motra e tij Kim Yo-jong.
Rusia dhe Koreja e Veriut nënshkruan marrëveshje gjithëpërfshirëse për partneritetit strategjik në qershor 2024, e cila parashikon ndihmë të ndërsjellë ushtarake në rast sulmi ndaj njërës prej palëve.