Bota

Industria e naftës ka nevojë për 10,6 trilion dollarë investime deri në vitin 2040

Kërkesa e investimeve globale të naftës në rrjedhën e sipërme për periudhën 2018-2040 vlerësohen në 8.1 trilion dollarë, sipas OPEC-ut, duke shtuar se shumica e kësaj do të ishte në vendet jo-anëtare të OPEC-ut

Gülşen Çağatay  | 05.11.2019 - Përdıtësım : 06.11.2019
Industria e naftës ka nevojë për 10,6 trilion dollarë investime deri në vitin 2040

Ankara

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) Perspektiva Botërore e Naftës 2040 sot bëri të ditur se, rreth 10,6 trilion dollarë investime do të nevojiten në planin global për të mbajtur kërkesat e parashikuara të furnizimit me naftë gjatë periudhës 2019 deri në 2040, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kërkesa e investimeve globale të naftës në rrjedhën e sipërme për periudhën 2018-2040 vlerësohen në 8.1 trilion dollarë, sipas OPEC-ut, duke shtuar se shumica e kësaj do të ishte në vendet jo-anëtare të OPEC-ut. Një trilion dollarë tjera kërkohen në sektorin e rrjedhës së mesme, ndërsa investimet globale në rrjedhën e ulët vlerësohen diçka më shumë se 1.4 trilion dollarë.

Kërkesa totale për energji parësore pritet të rritet me 25 përqind ndërmjet 2018 dhe 2040 me energji të rinovueshme duke hapur rrugën në drejtim të rritjes.

OPEC sugjeron se nafta dhe gazi ende parashikohen të plotësojnë më shumë se 50 për qind të nevojave të energjisë në botë deri në fund të periudhës së parashikuar.

Kërkesa për naftë

Sipas raportit të OPEC-ut, nga perspektiva e kërkesës së naftës, dhe duke pasur parasysh shenjat e fundit të tensionimit në ekonominë globale, në afat të shkurtër dhe të mesëm, perspektiva për kërkesën globale të naftës është ulur pak këtë vit në 110.6 milion fuçi për çdo ditë deri në vitin 2040.

Në planin afatgjatë, kërkesa për produktet e OPEC-ut do të rritet në 44.4 milion fuçi në ditë deri në vitin 2040, sipas parashikimeve të OPEC.

Për sa i përket tregtisë, tregtia globale e naftës së papërpunuar dhe kondensatës vlerësohet të mbetet relativisht statike në rreth 38 milion fuçi në ditë midis 2018 dhe 2025, përpara se të rritet pas kësaj në rreth 42 milion fuçi në ditë deri në 2040.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın