Indonezianët dynden në tregun tradicional të kafshëve përpara Kurban Bajramit
Gjatë festës, shumë muslimanë therin kafshë, duke përfshirë dhi, dele, lopë ose deve, dhe dhurojnë pjesë të mishit për nevojtarët

Shkup
Tregjet e kafshëve në Indonezi janë plot aktivitet, teksa muslimanët përgatiten të festojnë Kurban Bajramin, raporton Anadolu.
Në tregun "Jonggol" në qytetin Bogor të Java-s Perëndimore, qindra bagëti të pranueshme për hallall, përfshirë dele, dhi, desh dhe bagëti sillen dy herë në javë nga qytetet përreth. Në praktikën islame, hallall i referohet asaj që është e lejuar sipas ligjit fetar. Kur bëhet fjalë për mishin, kafshët duhet të plotësojnë kritere specifike dhe therje në mënyrë që të konsiderohen të ligjshme për konsum dhe kurban (sakrificë).
Tregu i njohur për pazaret e tij të gjalla dhe atmosferën e zhurmshme, tërheq blerës nga rajoni që kërkojnë kafshë për kurban si pjesë e traditës fetare.
Çmimet ndryshojnë në varësi të madhësisë dhe racës së bagëtive.
Kurban Bajrami ose festa e sakrificës, është një nga festat më të rëndësishme islame. Ajo përkujton gatishmërinë e Profetit Ibrahim për të sakrifikuar të birin me urdhër të Allahut dhe shënon përfundimin e haxhit në Mekë të Arabisë Saudite.
Gjatë festës, shumë muslimanë therin kafshë, përfshirë dhi, dele, lopë ose deve, dhe dhurojnë pjesë të mishit për nevojtarët.
Festa e këtij viti do të fillojë më 6 qershor.