Bota

Indonezia goditet nga një tërmet 5,7 ballë

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 107 kilometra në jug të rajonit Cilacap, në thellësi prej 64 kilometrave

Mahmut Atanur  | 09.06.2019 - Përdıtësım : 10.06.2019
Indonezia goditet nga një tërmet 5,7 ballë

Xhakartë

Ishulli Java i Indonezisë është goditur nga një tërmet me magnitudë prej 5,7 ballësh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra nacionale për meteorologji, klimë dhe gjeofizikë (BMKG) bëri të ditur se epiqendra e tërmetit është regjistruar 107 kilometra në jug të rajonit Cilacap, në thellësi prej 64 kilometrave.

Nuk u dha alarm për rrezik nga cunami. Sipas informacioneve të para tërmeti nuk ka shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın