Indonezia dënon ligjin izraelit për të burgosurit palestinezë, kërkon ndërhyrjen e OKB-së
Xhakarta i kërkon Izraelit të revokojë menjëherë legjislacionin që vendos dënimin me vdekje për të burgosurit palestinezë
Stamboll
Indonezia kritikoi ashpër Izraelin për ligjin që vendos dënimin me vdekje për të burgosurit palestinezë, duke kërkuar ndërhyrjen e OKB-së, transmeton Anadolu.
Duke dënuar fuqimisht miratimin nga Parlamenti izraelit të legjislacionit që vendos dënimin me vdekje për të burgosurit palestinezë, Ministria e Jashtme indoneziane tha: "Një politikë e tillë është e papranueshme dhe minon ndjenjën e drejtësisë si dhe vlerat universale humanitare".
"Ligji është shkelje e rëndë e të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe ligjit humanitar, veçanërisht Konventës së Katërt të Gjenevës si dhe Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, e cila garanton të drejtën për jetë dhe të drejtën për një gjykim të drejtë", tha ministria për Anadolu.
Knesseti, asambleja legjislative e Izraelit, miratoi ligjin kontrovers të hënën në mbrëmje me një votim prej 62-48. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjithashtu votoi në mbështetje të tij.
Sipas ligjit, ekzekutimet do të kryhen me varje, të kryera nga rojet e burgut të emëruar nga Shërbimi i Burgjeve Izraelite. Personat e përfshirë duhet të kenë anonimitet dhe imunitet ligjor.
Xhakarta i bëri thirrje Izraelit të revokojë menjëherë legjislacionin dhe të ndërpresë të gjitha veprimet që bien ndesh me ligjin ndërkombëtar si dhe të sigurojë mbrojtjen e të drejtave themelore të popullit palestinez, përfshirë të ndaluarit.
"Indonezia i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti OKB-së të marrë masa të forta për të siguruar llogaridhënien dhe mbrojtjen e popullit palestinez. Indonezia riafirmon mbështetjen e saj të plotë për luftën e popullit palestinez për të arritur pavarësinë me Kudsin Lindor si kryeqytetin e tij", thuhet në deklaratë.
