Bota

Indonezi, të paktën 20 të plagosur nga shpërthimet që tronditën xhaminë e shkollës

Policia tha se hetimi është duke vazhduar dhe se të gjitha provat do të shqyrtohen nga ekspertë mjeko-ligjorë dhe të çaktivizimit të bombave

Saadet Gökce  | 07.11.2025 - Përdıtësım : 07.11.2025
Indonezi, të paktën 20 të plagosur nga shpërthimet që tronditën xhaminë e shkollës Foto: Arkiv / AA

Istanbul

Të paktën 20 persona, përfshirë 15 nxënës dhe pesë mësues janë plagosur pasi shpërthime të shumta ndodhën brenda një xhamie shkollore në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, gjatë namazit të xhumasë, transmeton Anadolu.

Mediat lokale raportojnë se shpërthimet ndodhën në Shkollën e Mesme Shtetërore 72 (SMA Negeri 72) në Xhakartën Veriore rreth orës 12:30 me kohën lokale. Të plagosurit nuk janë në rrezik për jetën.

Një skuadër bombash kreu një inspektim të plotë të zonës pas incidentit.

Autoritetet ende nuk e kanë përcaktuar shkakun e incidentit, por inspektimet fillestare sugjerojnë se hetuesit po shqyrtojnë disa mundësi, përfshirë një qark të shkurtër elektrik, një pajisje elektronike që nuk funksionon ose një eksploziv të prodhuar në shtëpi.

Sipas "Jakarta Globe", pranë vendit të ngjarjes janë zbuluar objekte të dyshimta, të tilla si pjesë që i ngjajnë një pajisjeje shpërthyese të bërë në shtëpi, një telekomandë dhe armë zjarri "airsoft" dhe "revolver".

Policia tha se hetimi është duke vazhduar dhe se të gjitha provat do të shqyrtohen nga ekspertë mjeko-ligjorë dhe të çaktivizimit të bombave.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın