Indonezi, të paktën 21 persona humbin jetën në përmbytjet në Kalimantan
"Deri në 342.987 persona u prekën dhe 66.763 shtëpi u përmbytën", tha Firmansyah në një konferencë virtuale për media

Xhakartë
Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 63.608 të tjerë janë zhvendosur si pasojë e përmbytjeve në 11 rajone dhe qytete në provincën Kalimantan të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komandanti ushtarak, Gjeneral Brigade Firmansyah, tha se përmbytjet u shkaktuan nga reshje të mëdha të shiut që kanë goditur rajonin që nga 12 janari.
"Deri në 342.987 persona u prekën dhe 66.763 shtëpi u përmbytën", tha Firmansyah në një konferencë virtuale për media.
Reshjet e shiut po ashtu përmbytën disa objekte publike, përfshirë rrugët, 21 ura, 110 shtëpi adhurimi dhe 76 shkolla.
"Dëmtimet e të korrave mund të shihen në mbi 18 mijë hektarë tokë bujqësore në 11 rrethe ose qytete për shkak të përmbytjeve", shtoi zyrtari ushtarak.
Më herët, presidenti Joko Widodo tha se përmbytjet në Kalimantan ishin më të mëdhatë në 50 vitet e fundit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.