Bota

Indonezi, të paktën 10 vdekur nga goditja e valëve në plazh

Valët goditën një grup prej 23 vetash të cilët po praktikonin joga në plazhin Payangan

Şeyma Uzundere  | 13.02.2022 - Përdıtësım : 17.02.2022
Indonezi, të paktën 10 vdekur nga goditja e valëve në plazh

Ankara

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën pasi u goditën nga valët teksa meditonin në një plazh në Indonezinë lindore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta "Straits Times" raporton se një grup prej 23 personash kishin dalë pas mesnate për të praktikuar joga dhe medituar në plazhin Payangan në provincën indoneziane Java Lindore.

Shefi i policisë në rajon, Hery Purnomo, tha se valët e përfshinë grupin ndërsa praktikonte meditimin.

Ai tha se ekipet e shpëtimit kishin nxjerrë trupat e dhjetë të vdekurve dhe kishin shpëtuar 12 persona nga uji dhe ishin ende në kërkim të një 40-vjeçari.

“Nuk kemi zbuluar ende qëllimin dhe ritualin për shkak të cilit grupi u mblodh në plazh. Hetimet për detajet e aksidentit janë duke u zhvilluar”, tha Purnomo.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın