Bota

Indonezi, rritet në 23 numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut

Sipas Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive Indoneziane (BNPB), përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në rajonin Java Qendrore

Irmak Akcan  | 20.11.2025 - Përdıtësım : 21.11.2025
Indonezi, rritet në 23 numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut

Ankara

Numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në ishullin Java të Indonezisë është rritur në 23, ndërsa 28 persona raportohen të zhdukur, transmeton Anadolu.

Abdull Muhari, një zyrtar i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive Indoneziane (BNPB), ndau të dhënat më të fundit mbi përpjekjet e kërkim-shpëtimit që vazhdojnë në rajonin Java Qendrore.

Muhari tha se numri i të vdekurve është rritur në 20 me gjetjen e trupave të katër personave të tjerë në qytetin e Cilacap, dhe se kërkimet për tre persona të zhdukur janë duke vazhduar.

Në rajonin Banjarnegara, Muhari raportoi se të paktën 54 shtëpi janë shkatërruar dhe afërsisht 1.000 persona janë strehuar në strehimore të ofruara nga qeveria. Ai shtoi se më shumë se 500 punonjës kërkim-shpëtimi janë vendosur për të gjetur 25 personat e zhdukur.

Ndër të tjera Muhari vuri në dukje se trupi i një personi tjetër është gjetur në Banjarnegara, duke e çuar numrin e të vdekurve atje në tre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.