Bota

Indonezi, rritet në 174 numri i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

Është rritur në 174 numri i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në ishullin Sumatra të Indonezisë

Berk Kutay Gökmen  | 28.11.2025 - Përdıtësım : 29.11.2025
Indonezi, rritet në 174 numri i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut Foto: Adi Prima / AA

Istanbul

Është rritur në 174 numri i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në ishullin Sumatra të Indonezisë, transmeton Anadolu.

Kushtet e pafavorshme të motit që kohët e fundit kanë marrë shumë jetë, vazhdojnë ndikimin e tyre në Indonezi. Kreu i Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive, Suharyanto tha se numri i të vdekurve në Sumatrën Veriore është rritur në 116 ndërsa në Aceh në 35.

Ai theksoi se ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur trupat e 23 personave në Sumatrën Perëndimore. Ndërkohë janë duke vazhduar përpjekjet e kërkim-shpëtimit për 74 persona të zhdukur.

Agjencia Meteorologjike, Klimatologjike dhe Gjeofizike paralajmëroi se kushtet e pafavorshme të motit do të vazhdojnë për disa ditë. Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive tha se mijëra shtëpi dhe ndërtesa u përmbytën nga shirat, duke zhvendosur mijëra familje.

Më tej u tha se edhe tokat e mbjella me oriz, bagëtitë dhe hapësirat publike janë dëmtuar nga përmbytjet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.