Indonezi, mijëra të evakuuar dhe të zhvendosur pas shpërthimit të vullkanit Lewotobi
Shpërthimet ndodhën të martën dhe të mërkurën, me një kolonë hiri që arriti deri në 10 kilometra në qiell të mërkurën

Stamboll
Mijëra persona në Indonezinë jugore u zhvendosën ose u evakuuan pas shpërthimit të vullkanit Lewotobi Laki-Laki në provincën East Nusa Tenggara, duke bërë që autoritetet ta ngritin nivelin e alarmit në shkallën më të lartë, transmeton Anadolu.
Shpërthimet ndodhën të martën dhe të mërkurën, me një kolonë hiri që arriti deri në 10 kilometra në qiell të mërkurën. Sipas Zyrës së Monitorimit të Vullkanit në Lewotobi, shpërthimi i parë i madh ndodhi të martën.
Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive paralajmëroi popullatën dhe turistët që të qëndrojnë larg qendrës së shpërthimit dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.
Të paktën nëntë persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u lënduan pas një shpërthimi në të njëjtin vullkan në nëntor.
Maja 1.584 metra e lartë është pjesë e një sistemi të dyfishtë vullkanik, Lewotobi Laki-Laki dhe Lewotobi Perempuan, në rrethin Flores Timur.
Indonezia ka 120 vullkane aktive dhe ndodhet përgjatë "Unazës së Zjarrit", një brez sizmik në Paqësor.