Bota

Indonezi, gjatë këtij viti 4.211 të vdekur nga fatkeqësitë natyrore

Agjencia për menaxhim me situata të jashtëzakonshme e Indonezisë (BNPB) njoftoi se nga fillimi i vitit deri më 10 dhjetor janë regjistruar në total 2.374 fatkeqësi natyrore

Mahmut Atanur  | 12.12.2018 - Përdıtësım : 12.12.2018
Indonezi, gjatë këtij viti 4.211 të vdekur nga fatkeqësitë natyrore

Xhakartë

XHAKARTË (AA) – Të paktën 4.211 persona e kanë humbur jetën në fatkeqësitë natyrore gjatë këtij viti në Indonezi, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia për Menaxhim me Situata të Jashtëzakonshme e Indonezisë (BNPB) njoftoi se nga fillimi i vitit deri më 10 dhjetor janë regjistruar në total 2.374 fatkeqësi natyrore.

Zëdhënësi i Agjencisë, Sutopo Purwo Nugroho tha se në këto fatkeqësi, jetën e kanë humbur 4.211 persona dhe janë lënduar 6.940 të tjerë.

"Pothuajse 10 milionë njerëz në Indonezi u detyruan të zhvendosen për shkak të katastrofave gjatë këtij viti", tha Nugroho.

Katastrofa më e madhe natyrore në Indonezi këtë vit ndodhi në fund të shtatorit në ishullin Sulawesi.

Ishulli u godit nga një tërmet shkatërrues me fuqi prej 7.5 ballë sipas shkallës së Rihterit, dhe pastaj cunami shkatërroi tërësisht vendbanimet në Gjirin Palais.

Në këtë fatkeqësi humbën jetën më shumë se 2.000 persona ndërsa ende afër 1.500 të tjerë llogariten si të zhdukur.

Indonezia shtrihet në "Unazën e Zjarrtë të Paqësorit" dhe është në shënjestër të tërmeteve të shpeshta dhe aktiviteteve vullkanike.

Mesatarisht, ky vend i Paqësorit goditet nga rreth 6.000 tërmete në vit dhe një nga më tragjikët ndodhi në fund të vitit 2004 kur të paktën 230 mijë njerëz humbën jetën në Sumatra.

Përveç tërmeteve, përmbytjet e shkaktuara nga shirat mosun, të ndjekura me rrëshqitje dheu, janë dukuri të shpeshta në Indonezi.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın