Bota

Indonezi, 200 të burgosur arratisen nga burgu

Policia njoftoi se të burgosurit kanë shfrytëzuar rastin dhe janë arratisur kur u hapën qelitë e burgut për namazin e xhumasë

Mahmut Atanur  | 06.05.2017 - Përdıtësım : 06.05.2017
Indonezi, 200 të burgosur arratisen nga burgu

Xhakartë

XHAKARTË (AA) – Së paku 200 të burgosur janë arratisur nga një burg në Sumatra, ishull në Indonezi, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia njoftoi se të burgosurit kanë shfrytëzuar rastin dhe janë arratisur kur u hapën qelitë e burgut për namazin e xhumasë, lutja e përjavshme e muslimanëve.

Pretendohet se të burgosurit më parë janë ankuar për trajtimin dhe akuzuan gardianët se janë të dhunshëm. Supozohet se për shkak të kushteve të këqija, të burgosurit janë arratisur nga burgu para lutjes javore.

Nga policia njoftuan se prej 200 të arratisurve deri tani janë kapur 77 të burgosur dhe janë kthyer në burg.

Zëvendës-kryeshefi i policisë, Ermi Widyanto, deklaroi se gardianët pas rrëmujës së krijuar kanë shtënë në ajër si paralajmërim.

Bëhet e ditur se në mbarë rajonin janë marrë masat e nevojshme të sigurisë, pasi ende kërkohen të burgosurit e tjerë. Ndryshe, ndonëse në këtë burg ka vend për 700, në të momentalisht gjenden rreth 1.800 të burgosur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın