Bota

India u bën thirrje shtetasve të saj të shmangin udhëtimet "jothelbësore" në Izrael

Gjithashtu shtetasve indianë u bëhet thirrje të kontaktojnë ambasadën në rast të "çdo emergjence"

Saadet Gökce  | 16.01.2026 - Përdıtësım : 16.01.2026
India u bën thirrje shtetasve të saj të shmangin udhëtimet "jothelbësore" në Izrael

Stamboll

Ambasada e Indisë në Tel Aviv këshilloi të enjten qytetarët e saj që të shmangin të gjitha udhëtimet "jothelbësore" në Izrael, transmeton Anadolu.

"Duke patur parasysh situatën në rajon, të gjithë shtetasit indianë që ndodhen aktualisht në Izrael këshillohen të qëndrojnë vigjilentë dhe t'u përmbahen në mënyrë strikte udhëzimeve dhe protokolleve të sigurisë të lëshuara nga autoritetet izraelite dhe Komanda e Frontit të Brendshëm", thuhet në deklaratën e ambasadës.

Gjithashtu shtetasve indianë u bëhet thirrje të kontaktojnë ambasadën në rast të "çdo emergjence".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın