Bota

Indi, rritet numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve

Sipas të dhënave të Administratës shtetërore për menaxhimin e fatkeqësive, gjithsej 88 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut më 6 prill

Ekip  | 22.06.2022 - Përdıtësım : 22.06.2022
Indi, rritet numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve

New Delhi

Në përmbytjet në shtetin verilindor të Indisë, Assam, kanë humbur jetën edhe shtatë persona, njoftuan sot autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Administratës shtetërore për menaxhimin e fatkeqësive, gjithsej 88 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut më 6 prill.

Administrata njoftoi se shtatë vdekje të reja u regjistruan dje në pesë nga 32 rrethet e prekura nga përmbytjet në atë shtet. Që nga mëngjesi i së mërkurës, vetëm një person llogaritet si i zhdukur në Assam. Përmbytjet zgjatën shtatë ditë dhe prekën më shumë se 5 milionë njerëz.

Autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive aktualisht ka 1.687 kampe humanitare që janë strehë për mijëra qytetarë.

"Përmbytjet e këtij viti kanë shkatërruar qindra shtëpi", thanë banorët e Assam-it.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın