Bota

Indi, një avion me shumë pasagjerë rrëzohet në qytetin Ahmedabad

- Sipas mediave indiane, aeroplani i pasagjerëve që është rrëzuar pranë aeroportit në Ahmedabad kishte destinacion Mbretërinë e Bashkuar.

Ayşe İrem Çakır  | 12.06.2025 - Përdıtësım : 12.06.2025
Indi, një avion me shumë pasagjerë rrëzohet në qytetin Ahmedabad

Ankara

ANKARA (AA) - Raportohet se një avion pasagjerësh është rrëzuar pranë aeroportit në qytetin Ahmedabad në rajonin Gujarat të Indisë, transmeton Anadolu.

Sipas mediave indiane, aeroplani i pasagjerëve që është rrëzuar pranë aeroportit në Ahmedabad kishte destinacion Mbretërinë e Bashkuar.

Në median indiane ndërsa shifrat ndryshojnë në lidhje me numrin e pasagjerëve në bord, ANI News pretendon se në avion ka pasur 242 pasagjerë.

Në anën tjetër ende nuk është bërë asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me numrin e pasagjerëve në bord ose shkakun e rrëzimit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın