Indi, "mali i mbeturinave" nxjerr në pah ndotjen plastike në Ditën Botërore të Mjedisit
Deponia e mbeturinave Ghazipur në kryeqytet, shtrihet në një sipërfaqe prej gati 70 akrash dhe arrin një lartësi prej rreth 61 metrash, duke përmbajtur mbi 14 milionë tonë mbeturina të akumuluara.
Shkup
Një nga deponitë më të mëdha të Indisë, i njohur si "mali i mbeturinave i New Delhit", po tërheq vëmendjen në Ditën Botërore të Mjedisit , e cila po shënohet me temën luftimi i ndotjes së plastikës, raporton Anadolu.
Deponia e mbeturinave Ghazipur në kryeqytet, shtrihet në një sipërfaqe prej gati 70 akrash dhe arrin një lartësi prej rreth 61 metrash, duke përmbajtur mbi 14 milionë tonë mbeturina të akumuluara.
Sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), ndotja nga plastika ka arritur në çdo cep të planetit - madje ka hyrë edhe në trupat e njerëzve.
Ekspertët theksojnë se menaxhimi i qëndrueshëm i mbeturinave dhe politikat më të rrepta mjedisore janë thelbësore për përballimin e krizës.
Dita Botërore e Mjedisit çdo vit shënohet më 5 qershor.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
