Bota

Indi, gjykata liron shkrimtarin, thotë se liria është e panegociueshme

Ai u arrestua nën akuzën se kishte bërë “komente të pakëndshme” kundër Yogi Adityanath-it, kryeministrit të provincës më të madhe indiane, Uttar Pradesh

Ekip  | 11.06.2019 - Përdıtësım : 12.06.2019
Indi, gjykata liron shkrimtarin, thotë se liria është e panegociueshme

New Delhi

Gjykata e Lartë e Indisë ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të gazetarit Prashant Kanojia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai u arrestua nën akuzën se kishte bërë “komente të pakëndshme” kundër Yogi Adityanath-it, kryeministrit të provincës më të madhe indiane, Uttar Pradesh.

Megjithatë, gjykatësi vendosi që urdhri nuk duhet lexuar si një miratim i postimeve të tij në median sociale, duke shtuar se qeveria ishte e lirë të veproj kundër tij në përputhje me ligjin.

Avokati i qeverisë i tha gjykatës se Kanojia ishte një shkelës i zakonshëm, i cili kishte shpërndarë postime provokuese kundër perëndive dhe fesë, edhe në rastet të mëparshme.

Kanojia u arrestua më 8 qershor për postimet në llogarinë e tij në Twitter dhe Facebook, ku përfshihej një video e një gruaje që fliste me gazetarët jashtë zyrës së kryeministrit, duke pretenduar se ajo i kishte dërguar Adityanath një propozim për martesë.

Po ashtu u arrestua edhe kreu i një kanali televiziv me bazë në Delhi, i cili kishte transmetuar videon e shpërndarë nga Kanojia, së bashku me një nga redaktorët e kanalit. Një person i katërt u arrestua dje në mëngjes për gjoja ngarkimin e fotografive të kryeministrit me gruan.

Gjykata theksoi se për të ndjekur penalisht dikë sipas ligjit për shpifje kriminale, duhet të paraqitet ankesë nga një individ. Në këtë rast, policia tha se ata kishin vepruar sipas marrëveshjes së tyre, sepse postimi i gazetarit në karakter ishte “nxitës”.

“A është kjo një rast vrasjeje?... Opinionet e individëVe mund të ndryshojnë. Ai (Kanojia) ndoshta nuk duhej të publikonte apo shkruante atë postim, por mbi çfarë baze u arrestua?”, tha gjykata, duke shtuar se Kanojia nuk mund të mbahet në paraburgim për 11 ditë vetëm se ka publikuar diçka në median sociale.

Gjykata, sipas ligjit të saj, tha se liria e qytetarit është e shenjtë dhe e panegociueshme, duke theksuar se, “Ajo është e garantuar me kushtetutë dhe nuk mund të shkelet”.

Megjithatë, gjykata theksoi se gjithçka që publikohet në median sociale nuk është e saktë dhe se shteti mund të vazhdoj me gjykimin edhe pas lirimit me kusht.

Të dielën, Shoqëria e Redaktorëve të Indisë dënoi arrestimin e gazetarit, duke e quajtur atë si “keqpërdorim të ligjit”, si dhe “përpjekje për të frikësuar shtypin dhe për të shtypur lirinë e shprehjes”.

Duke folur për AA, gazetari i shquar Urmilesh Urmil tha se urdhri i gjykatës ka mbrojtur sundimin e ligjit.

“Gjykata ka mbrojtur kushtetutën dhe të drejtat kushtetuese. Por, qytetari i zakonshëm duhet të mbetet vigjilent dhe mbrojtës i lirive të sanksionuar në kushtetutë”, tha Urmil për AA.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.