Faruk Zorlu
12 Qershor 2019•Përditësim: 13 Qershor 2019
Për shkak të sindromës së encefalitit akut (AES) në shtetin lindor Bihar të Indisë kanë humbur jetën 29 fëmijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
AES është një rast i rëndë i encefalitit i transmetuar nga mushkonjat dhe karakterizohet me ethe të larta dhe inflamicioni të trurit.
Media lokale raportoi se një zyrtar i lartë në Ministrinë e Shëndetësisë, Sanjay Kumar, ka thënë se ekspertët do të vizitojnë zonat e prekura për të shqyrtuar situatën dhe do të sugjerojnë masa efektive për t’u ballafaquar me të.
Duke folur për mediumet, drejtori i Spitalit dhe Kolegjit Mjekësor Sri Krishna në qytetin Muzaffarpur, Sunil Shahi, tha se që nga fillimi i muajit, gjithsej 86 persona janë pranuar në spital për shkak të AES-it.
Në vitin 2012, mbi 40 fëmijë vdiqën nga simptomat e ngjashme me atë të AES-it. Ai u vërejt kryesisht tek individët e rinj të kequshqyer me simptoma të tilla si ethe dhe dhimbje koke.